×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i PDK-së: Nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit rreth dyshimeve për manipulime të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Hajdari përmes një postimi në Facebook tha se nuk ka ndonjë rrugë tjetër pos të rinumërohen votat.

    “Skandalet e fundit në lidhje me manipulimin e vullnetit qytetar, të shprehur përmes votës, nuk lënë asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit total të votave të kandidatëve për deputetë.

    Ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është që qytetarëve nuk guxon t’iu mbetet dyshimi se votat nuk u kanë shkuar në adresën e dhënë prej tyre.

    Kjo ka shumë më shumë rëndësi sesa kush, sa, e prej cilës parti bëhen deputetë’’, shkroi Hajdari.

    Ky është postimi i plotë:

    Skandalet e fundit në lidhje me manipulimin e vullnetit qytetar, të shprehur përmes votës, nuk lënë asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit total të votave të kandidatëve për deputetë.Ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është që qytetarëve nuk guxon t’iu mbetet dyshimi se votat nuk u kanë shkuar në adresën e dhënë prej tyre. Kjo ka shumë më shumë rëndësi sesa kush, sa, e prej cilës parti bëhen deputetë.Por, edhe rinumërimi nuk duhet lënë në të njejtat koordinata me numërimin. Ai duhet bërë, me patjetër, në mënyrë transparente e me rinumërim të fletëvotimeve, jo vetëm të formularëve sepse kjo nuk prodhon asgjë të re dhe, fatkeqësisht, nuk e sjell rezultatin e vërtetë të zgjedhjeve.Se kush i ka fituar zgjedhjet nuk është fare problem. Atë e ka vendosur qytetari. Problemi është te fakti që disa prej deputetëve, në vend se përfaqësues të popullit, mund të përfundojnë si përfaqësues të komisionerëve të pandërgjegjshëm, si pasojë e të cilëve edhe do të ishin në Kuvend.Rinumërimi me skaner do të lehtësonte shumëçka, por nuk është metoda e vetme.Vullneti qytetar është shtrembëruar dhe kjo vetëm se do ta riprodhojë krizën dhe mosbesimin e qytetarëve se ndikimi i tyre me votë është me të vërtetë i mundshëm e i çmuar.Në Kuvend hyhet duke të besuar qytetarët, jo duke i blerë komisionerët. Për ta ruajtur këtë besim substancial te demokracia, rinumërimi transparent i fletëvotimeve është i domosdoshëm, sado që zgjat.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka arrestuar një person M.D...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka uruar eurodeputetin nga Estonia, Riho Terras për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në raportues për...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për çështjen e doracakëve të MASHT-it për edukimin seksual.Ai ka shkruar se vendosja...
    Të tjera
    Vip15 Nëntor 2024
    Mbrëmë në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri Vula konfirmoj ndarjen nga blogerja Sara Hoxha, madje artisti tregoi dhe arsyen. Pas kësaj deklarate,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.