Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së Faton Bislimi thotë se nëse vërteton KQZ’ja pozitën e tretë të LDK’së në këto zgjedhje ata duhet të refelektojnë.
“Rezultati final që ne presim nga KQZ shpresoj dhe uroj të jetë të paktën më mirë se ai që kemi parë në exitpolle”, theksoi Bislimi.
Është i bindur se në zgjedhejt e ardhshme LDK do të dalë e para.
‘Si LDK nëse konfirmohet ky rezultat i exitpolleve, do të jetë një mësim i madh prej të cilit LDK do të reflektojë dhe do të bëhet parti fituese në sfidat e tjera zgjedhore”, shtoi ai.