×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatët që s’u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë protestojnë me kërkesën për rritjen e numrit

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Disa nga kandidatët për studentë që s’janë pranuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kanë dalë të protestojnë para këtij objekti duke kërkuar që të rritet numrin i të pranuarve.

    Vleron Luzha, thotë se kanë marrë dritën e gjelbër nga shumë institucione për t’iu plotësuar këtë kërkesë, por shtoi se Dekanati është i vetmi që po qëndron i heshtur rreth këtij shqetësimi, njofton Klan Kosova.

    “Qëllimi ynë është i qartë. Kërkojmë që të zgjerohet numri i të pranuarve në Fakultetin e Mjekësisë, në degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Ka ndodhur edhe viteve të kaluara dhe të njëjtën presim që të ndodhë edhe në këtë vit. Kemi marrë dritën e gjelbër nga të gjitha institucionet relevante: Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Agjencioni i Akreditimit, Rektorati, por i vetmi institucion që rri si i heshtur është Dekanati. Pra, kërkojmë që sa më shpejtë të marrin një përgjigje definitive rreth kërkesës sonë”.

    Ata po paralajmërojnë se do të vazhdojnë t’i parashtrojnë kërkesat e tyre me protestë.

    Ndërkaq, Jona Halimi, thotë se hapja e vonshme e konkursit për pranim i ka mohuar mundësinë edhe për të aplikuar në fakultete të tjera të rajonit apo të botës – rrjedhimisht duke i penalizuar me një vit pa studime.

    “Mosmenaxhimi i mirë i hapjes së testit pranues që u shty deri në tetor na ka bërë të pamundur për të aplikuar në fakultetet e Tiranës dhe Tetovës. Po ashtu, është bërë e pamundur të marrim viza studentore nëpër ambasada për shkak të pandemisë. Universiteti i Prishtinës është i vetmi që e ka të akredituar këtë degë”.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë se janë të shqetësuara lidhur me vendimin e fundit...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeshefi i QKMF-së, në Prishtinë, Valdet Hashani tregon se moshat më të prekura nga gripi sezonal janë fëmijët të moshuarit dhe personat...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Gjykatën Penale në Bruksel është duke vazhduar gjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri, 35 vjet...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Të gjithë njëzëri kënduan këngën “Princeshë” të ish- banorit të Big Brother Vip Kosova, Gjesti. Banorët kanë shijuar këngën e Gjestit, dhe...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët kanë vazhduar të hedhin dyshime për pëlqimin e Sarës dhe Drilonit. “Ai pasigurinë e ka shpreh prej ditës së parë, por...
    Vip10 Janar 2025
    Sonte ju pret një natë e paharrueshme, pasi Big Brother VIP Kosova 3, do të sjellë një episod eksploziv për gjithë teleshikuesit....
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar futbollistët e klubit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë. Hamza ka premtuar ta rrisë...
    Vip10 Janar 2025
    Ka eskaluar debati mes Drilonit dhe Xhenetës, kur kjo e fundit insistonte se ai nuk sillet mirë me Sarën. “Nuk është trajtim...
    Vip10 Janar 2025
    Drenusha ka debatuar me Sarën me tone të larta, duke i kërkuar ‘llogari’ pse nuk është përgjigjur në pyetjen e publikut. “Gënjeshtare,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.