×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kancelari gjerman: Për mua ka përfunduar diskutimi për avionët për Ukrainën

    FrontOnline
    30 Janar 2023

    Gjatë vizitës së tij në Kili, kancelari gjerman Olaf Scholz kundërshtoi edhe një herë dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë dhe shprehu dëshirën për t’i dhënë fund debatit. “Është e çuditshme që ky diskutim po zhvillohet fare. Ne duhet të pyesim veten nëse bëhet fjalë për motive politike të brendshme apo për të ndihmuar Ukrainën,” tha Scholz.

    Gjatë vizitës së tij në Kili, kancelari gjerman shpjegoi se menjëherë pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës, ai përjashtoi mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në një bisedë me presidentin amerikan Joe Biden. “Në atë kohë, konsideratat e paarsyeshme si dërgimi i trupave u refuzuan. Dhe mendoj se gjithçka është thënë tashmë për këtë temë, edhe për sa më përket mua,” tha Scholz.

    “Me çdo kusht është e nevojshme të parandalohet përfshirja e anëtarëve të aleancës së NATO-s në luftën me Rusinë”.

    Saskia Esken, kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), së cilës i përket edhe Olaf Scholz, në një intervistë këto ditë nuk ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë që Gjermania, pas vendimit për dorëzimin e tankeve Leopard 2, të dorëzojë edhe avion luftarak për në Ukrainë.

    Scholz, në një intervistë para nisjes për në Amerikën Latine, vlerësoi se aktualisht ka një “garë” në diskutimin se cilat armë duhet t’i dorëzohen Ukrainës. Kyiv zyrtar, pas vendimit të javës së kaluar të Gjermanisë për t’i dorëzuar Ukrainës tanket Leopard 2, po kërkon nga vendet perëndimore armë të tjera, përfshirë edhe avionë luftarakë.

    Scholz ka theksuar vazhdimisht se “me çdo kusht” është e nevojshme të parandalohet përfshirja e anëtarëve të NATO-s në një luftë me Rusinë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet. Macron tha në një postim se do ta formalizojë...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Patok, ku një 15-vjeçar dyshohet se është mbytur në Lagunën...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.