Dukagjini i Klinës e ka ndalur në barazim kampionin e tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkanin.
Dukagjini dhe Ballkani të shtunën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë barazuan pa gola.
Ndeshja i ka takuar xhiros së dhjetë
Nga minuta e 88-të të dyja skuadrat mbetën me nga një futbollist më pak në fushë.
Dardan Morina i Dukagjinit dhe Queven Inacio i Ballkanit, u ndëshkuan me kartonin e dytë të verdhë.
Për Dukagjinin ishte barazimi i parë i edicionit. I ka edhe tri fitore dhe gjashtë humbje, derisa zë vendin e parafundit me 10 pikë.
Ballkani mori barazimin e tretë të edicionit, krahas pesë fitoreve e dy disfatave.
Ballkani aktualisht është i pari në tabelë me 18 pikë, një më shumë se Malisheva që e ka një ndeshje më pak të luajtur, dhe dy më shumë se Prishtina që ka vetëm tetë ndeshje të luajtura.