×
  • Sport
  • Sport

    Kampioni merr pikë në kryeqytet, Vushtrria fiton në Ferizaj

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në kryeqytet, Prishtina e Ferizaj barazuan 33:33, përcjell FrontOnline.

    Skuadra prishtinase kishte epërsi prej dy golave pas pjesës së parë, 18:16, por atë nuk e mbajti deri në fund. Ndeshjen më mirë e hapën ferizajaset që kishin epërsi deri në minutën e 17-të. Më pas lojtaret e Prishtinës kaluan në avantazh prej një goli, ndërsa në fund të pjesës së parë kishin dy gola epërsi.

    Në pjesën e dytë Prishtina kishte fillim të furishëm dhe krijoi epërsi prej 21:16 e 23:17. Në minutën e 53-të rezultati u barazua në 28:28. Kampioni aktual, Ferizaj, më pas kaloi në epërsi prej një goli, ndërsa kishte edhe dy gola avantaazh, 32:30. Por Prishtina barazoi në fund, 33:33, për të fituar një pikë.

    Kapitenia Aida Stagova ishte e pandalshme te Prishtina me 11 gola të realizuar. Numër të njëjtë golash për Ferizajn i shënoi Albulena Kelmendi.

    Prishtina është e treta me 30 pikë, kurse Ferizaj i katërti me 27 pikë.

    Ndeshje e rëndësishme ishte edhe ajo e luajtur në Ferizaj në mes të Kastriotit dhe Vushtrrisë. Fitore shënoi skuadra vushtrriase me rezultat 27:23. Pas pjesës së parë rezultat ishte 13:9 në të mirë të Vushtrrisë.  Lorena Matarova shënoi 6 gola për Vushtrrinë, ndërsa Kosovare Avdiu e Donita Kosumi nga 5. Puhiza Gashi shënoi 8 gola për Kastriotin.

    Vushtrria është e dyta me 34 pikë ndërsa Kastrioti i pesti me 27 pikë.

    Po të shtunën, Istogu fitoi bindshëm ndaj Vëllaznimit (41:15), derisa Jusuf Gërvalla e mposhti Dritën me 35:20./FrontOnline/

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Sport11 Maj 2024
    Gjyqtari polak Szymon Marciniak ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut në kuadër të ndeshjes së...
    Sport11 Maj 2024
    Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Granadas në kuadër të javës së 35-të në La...
    Sport11 Maj 2024
    Federata e Hendbollit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Konfederatën Mesdhetare të Hendbollit. Sipas njoftimit nga FHK, e...
    Të tjera
    Lajme11 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK)...
    Lajme11 Maj 2024
    Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit. Njohës të fushës thonë se qytetarët kanë pasur mjaftueshëm...
    Lajme11 Maj 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë regjistruar akoma të regjistrohen, sepse ky proces do të...
    Lajme11 Maj 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me tentativat e Shqipërisë për të organizuar bashkë me Serbinë, kampionatin evropian të...
    Sport11 Maj 2024
    Federata e Hendbollit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Konfederatën Mesdhetare të Hendbollit. Sipas njoftimit nga FHK, e...
    Vip11 Maj 2024
    Dua Lipa rrëshqiti një bluzë të vogël argjendi dhe doreza rrjetë për festën e pasdites së Met Gala të hënën mbrëma pasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.