×
  • Sport
  • Sport

    Kampioni e nis me fitore formatin e ri në LK: Real Madridi djersitet maksimalisht kundër Stuttgartit

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Real Madridi ka triumfuar me shumë mund përballë Stuttgartit në startin e formatit të ri të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.

    Los Blancos ishin në vështirësi qysh nga starti i ndeshjes, me skuadrën gjermane që po bënte super lojë.

    Përkundër rasteve nga të dyja anët, 45 minutat e parë përfunduan pa gola, me një Real Madrid të çorientuar totalisht.
    Në pjesën e dytë ishte një lojë edhe më dinamike, ndërsa fjalët e Carlo Ancelottit në pushimin mes pjesëve dhanë efekt të menjëhershëm.

    Në minutën e 46-të, Rodrygo e gjeti në mënyrë perfekte Kylian Mbappe, që shënoi me lehtësi për 1-0.

    Por, në minutën e 68-të, Deniz Undav heshti Santiago Bernabeun, kur shënoi për 1-1 me një asistim të Leweling.

    Fati ishte sonte në anën e madrilenëve, derisa thyen mbrojtjen mysafire edhe njëherë.

    Antonio Rudiger riktheu epërsinë për madrilenët, kur realizoi për 2-1 në minutën e 83-të, kur u asistua prej Luka Modricit.

    Fitoren e Real Madridit e vulosi Endrick, që realizoi një super gol nga distanca në minutën e 90+5-të për 3-1.

    Në xhiron e dytë, Real Madridi përballet me Lillen, që sonte u mposht nga Sporting Lisbona me rezultat 2-0. /Telegrafi/

     

     

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Sport18 Shtator 2024
    Stuttgart luajti kundër Real Madrid në ndeshjen e parë të Champions League për sezonin 2024-2025. Në këtë takim, klubi gjerman u paraqit...
    Sport17 Shtator 2024
    Liverpooli i ka barazuar shifrat në 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së re të Ligës së Kampionëve përballë Milanit. Derisa...
    Sport17 Shtator 2024
    Juventus dhe Aston Villa kanë shënuar fitoret e para në edicionin e ri të Champions League. Derisa skuadra italiane ka triumfuar ndaj...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Kanë kaluar disa muaj që kur KEDS-i pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe furnizuar me energji eklektike katër komunat...
    Lajme18 Shtator 2024
    Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperatura minimale pritet të lëvizë nga 10 deri...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se diskutimeve që ka pasur me kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit. Kurti ishte bashkë me...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, i cili...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris, bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës izraelite në Gaza. Harris deklaroi se Izraeli...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut pret që ambasadori bullgar në Shkup të përcjell mesazhin në vendin e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.