Peja – Ylli përballen sonte nga ora 20:15 në finalen e tretë të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll, përcjell FrontOnline.
Skuadra nga Theranda kryeson në seri 2:0 dhe nëse fiton sonte do të shpallet kampion, kurse pejanët duhet të fitojnë tri ndeshjet radhazi për të fituar titullin.
Për Yllin ky do të ishte titulli i parë në histori të klubit, kurse për Pejën, titulli i gjashtë.
Prishtina kryeson bindshëm në vendin e parë me 14 tituj, ndërsa kampionati i kaluar ishte ndërprerë për shkak të COVID-19.
Kampionët e Kosovës
1991-92 Prishtina
1992-93 Trepça
1993-94 Peja
1994-95 Peja
1995-96 Peja
1996-97 Drita
Kampionët e pasluftës (M)
1999-2000 Trepça
2000-01 Trepça
2001-02 Prishtina
2002-03 MEB Prishtina
2003-04 Kastrioti (LPBK Dukagjini)
2004-05 Mabetex
2005-06 Sigal Prishtina
2006-07 Sigal Prishtina
2007-08 Sigal Prishtina
2008-09 Sigal Prishtina
2009-10 Sigal Prishtina
2010-11 Sigal Prishtina
2011-12 Trepça
2012-13 Peja
2013-14 Sigal Prishtina
2014-15 Sigal Prishtina
2015-16 Sigal Prishtina
2016-17 Sigal Prishtina
2017-18 Bashkimi
2018-19 Z Mobile Prishtina
2019-20 i ndërprerë (Covid19)
2020-2021 ?./FrontOnline/