Dy vëllezërit Bajoku sot do të zhvillojnë meçet e tyre finale në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Zagrab të Kroacisë, shkruan FrontOnline.
Bashkim Bajoku do të përballet me boksierin serb, Rade Joksoviq, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kurse, Shpëtim Bajoku në finale do të takohet me boksierin nga Shqipëria, Rexhildo Zenelin, në kategorinë deri në 64 kilogramë.
Të dy duelet finale zhvillohen nga ora 16:00./FrontOnline/