Menaxherja e fushatës së Joe Biden – Jenn O’Malley Dillon beson se kandidati i tyre ka fituar zgjedhjet në Amerikë.O’Malley Dillon ka potencuar se Joe Biden do të jetë presidenti i SHBA’ve – pasi ka fituar numër rekord votash deri më tani, ndërsa numërimi i votave po vazhdon akoma.
“Joe Biden tani ka fituar më shumë vota se çdo kandidat presidencial në histori, dhe ne ende jemi duke numëruar votat. Mbi 140 milion vota janë numëruar deri më tani me më shumë se 72 milion nga ato vota shkojnë për Biden, “tha menaxherja e fushatës së Biden – Jenn O’Malley Dillon gjatë një konference shtypi.
“Votuesit kanë dalë në numër rekord për Biden,” shtoi Dillon.“Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”, përfundoi ai.