×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi: Vuçiqi nëse nuk arrin të thyejë rezistencën e protestuesve detyrohet të japë dorëheqje

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se opsioni i vetëm i presidentit serb Aleksandar Vuçiq pas protestave të mëdha atje është dorëheqja.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Vuçiqi nuk mundet t’i pranojë kushtet dhe kërkesat e protestuesve në Beograd.

    “Në këtë rast Vuçiq, ka dy mundësi: të propozojë një mandatar nga radhët e partisë së tij, me partnerët aktual (SNS, SPS, pensionistët, hungarezët dhe boshnjakët e Zukorliqit e Laiqit) duke u munduar që në këtë përbërje të fusë edhe dikë nga opozita aktuale, që me shumë gjasë do të shkaktonte revoltë edhe më të madhe të studentët dhe gjithë protestuesit tjerë”.

    “Ose të pranojë opsionin tjetër që i mbetet, të pranojë kushtet e protestuesve dhe të krijojë “qeverinë kalimtare”, me detyrë për përgatitjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet, por, fillimisht duke ndryshuar legjislacioni zgjedhor. Këtë opsion Vuçiq, në paraqitjen e mbrëmshme, e konsideroi të papranueshëm: “duhet të më vrisni për ta realizuar” ishte mesazhi i tij për studentët dhe opozitën, të cliët i akuzoi për seperatizëm në Vojvodinë dhe anarkizëm”, ka thënë Kamberi.

    Ndër tjera, Kamberi ka deklaruar se Vuçiq preferon të ketë zgjedhje në nivel lokal dhe parlamentar, dhe se nëse nuk arrin të ndalë protestat ai do të detyrohet të lë postin e presidentit.

    “Vuçiq, siç edhe po e shprehë hapur, preferon zgjedhje në nivel lokal dhe parlamentar. Zgjedhje me kushtet e njëta të cilat ia kanë lehtësuar atij vjedhjet masive të votave, për një pushtet të pakontrolluar. Preferenca e tij është kundërshtuar nga një pjesë e opozitës si e papranueshme”.

    “Nëse nuk do të arrijë ta thyej rezistencën e protestuesve, atij i mbetet opsioni i dorëheqjes së vet si president i vendit, për të ndikuar zgjedhjet e parakohshme në të gjitha nivelet, por, kjo, me siguri, do ta çonte situatën në kufijtë e dramatikes”, tha Kamberi.

    Deputeti shtoi se nëse largohet Vuçiq mund të ketë ndryshime në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur disa prej versioneve që mund të ndodhin.

    “Një opsion që hjek dorë nga projekti destruktiv “Bota serbe”; i aftë dhe i gatshëm për tu përballur me të kaluarën e vet të dhunshme: pranimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit; që njeh realitetet e krijuara në rajon veçmas në Kosovë”.

    “Një Serbi tjetër, natyrisht duhet të dëshmojë qasje krejtësisht tjetër, progresive ndaj pakicave. Lugina e Preshevës dhe shqiptarët që, për dekada, janë në thumb të qeverive të këtij vendi, do të jenë test i rëndësishëm i ndryshimeve eventuale në këtë shtet”, shtoi Kamberi.

    Ai theksoi se nëse ndodh kjo, mundësia e ndërtimit të paqes së qëndrueshme në Ballkan do të rritet. Sipas tij, në të kundërtën, Serbia do të vazhdojë me eksportimin e krizave dhe sfidave të sigurisë në këtë rajon.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Shkurt 2025
    Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se të gjithë deputetët që kalojnë nga opozita tek partia në pushtet apo partia që më së...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se të premten në mbrëmje ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Në Qeverinë e Kosovës dhe në sheshin kryesor të Prishtinës, vitet e fundit janë hequr kamerat e kontestueshme të prodhimit kinez, të sanksionuara nga...
    Të tjera
    Lajme21 Shkurt 2025
    Gjykata Supreme e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zyrtarit të gjykatës, Ferid Abazi. Në telegramin e ngushëllimeve drejtuar familjes Abazi...
    Vip21 Shkurt 2025
    Pas zbulimit të pakove të cigareve të fshehura nga Vserlo, situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori një kthesë interesante....
    Lajme21 Shkurt 2025
    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Administratës Publike nga partia ZNAM, Goran...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Analisti politik, Halil Matoshi ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMA-së. Matoshi tha për “Front...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me procesimin e të dhënave nga numërimi i votave të kandidatëve për deputet. Në përditësimin e...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Sali Berisha ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqiptaro-amerikan nga Teksasi, Lodovik Tetaj. “Sherifi i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.