×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi: Vuçiq nuk i është përgjigjur kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të përballen me diskriminim nga shteti serb, gjendje e cila pritet të përkeqësohet, dhe kjo për shkak të largimit të të rinjve nga ky vend, ndërkaq ata vazhdojnë të kërkojnë përfshirjen në dialogun Kosovë-Serbi si mundësi për përmirësim të gjendjes së tyre.

    Mos-formimi i Qeverisë së Serbisë, ka pamundësuar që përfaqësuesit shqiptarë në parlament të mos kenë mundësi të ngrisin çështjet e shqiptarëve, ndërkaq Kamberi ka thënë se do të vazhdojnë të mbesin në pozicion opozitar, meqë nuk ka vullnet politik që shqiptarët të jenë pjesë e shumicës në Qeverinë e Serbisë.

    Kështu është shprehur gjatë një interviste për Telegrafin, deputeti Shaip Kamberi, i cili është njëri nga tre deputetët shqiptar përfaqësues të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.

    Kamberi ndër të tjera bëri të ditur se kërkesave me shkrim që i kanë dërguar si përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk i është përgjigjur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

     

    Telegrafi: Si e vlerësoni gjendjen politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës?

    Shaip Kamberi: Pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në raport me Serbinë, shtetin ku jetojnë, vazhdon të mbetet diskriminuese. Pavarësisht procesit të integrimeve europiane në të cilin gjendet, Serbia nuk është duke shënuar përparime në sferën e sundimit të ligjit, e veçanërisht në mbrojtjen dhe avancimin e pakicave. Raporti i fundit i Progresit e dëshmon qartë këtë. Prandaj, të diskriminuar në shumë sfera të jetës shoqërore, shqiptarët mbeten në pozitë të pafavorshme me tendenca të keqësimit të situatës për shkak të largimit të të rinjve.

    Telegrafi: Si deputet shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, sa keni mundësi të ngritni çështje që kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve?

    Shaip Kamberi: Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, në të cilat arritëm të fitojmë tre mandate për deputetë, akoma nuk është dhënë mundësia e nisjes së iniciativave konkrete. Tre muaj para zgjedhjeve të qershorit, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe tani tre muaj pas zgjedhjeve, Serbia, si despoti, po vazhdon të funksionojë pa parlament. Nuk është përfunduar as seanca konstituive e parlamentit dhe nuk është zgjedhur qeveria e re.

    Telegrafi: Cilat janë kërkesat që i keni parashtruar në parlament dhe sa janë marrë parasysh?

    Shaip Kamberi: Në mungesë të krijimit të qeverisë në Serbi, kur në secilën instancë të institucioneve të shtetit, gjendja është në nivel teknik, në këto tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, kanë qenë të zvogëluara mundësitë që të nisim iniciativa konkrete. As kjo shumicë, sikurse edhe më rastet e mëhershme, nuk po dëshmohet vullnet politik që shqiptarët të jenë pjesë e shumicës. Kërkesave tona, drejtuar me shkrim të presidenti i Serbisë nuk i është dhënë përgjigje. Pra, mbetet të vazhdojmë aktivitetin tonë nga pozicioni opozitar.

    Telegrafi: Cilat janë nismat të cilat synoni t’i shtyni përpara gjatë mandatit tuaj si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në parlamentin serb?

    Shaip Kamberi: Janë të shumta dhe të shumëllojshme, nga të gjitha sferat e jetës shoqërore, që nga integrimi, zhvillimi ekonomik, njohja e diplomave dhe shumë temave tjera që cenojnë të drejtat individuale dhe kolektive të shqiptarëve, të gjitha të përmbledhura në Planin shtatë pikësh i cili ngërthen në vete një seri masash të domosdoshme për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve.

    Telegrafi: Për fund, a mendoni se shqiptarët e Luginës duhet të përfshihen në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi dhe pse?

    Shaip Kamberi: E kemi theksuar shume e shumë herë se përfshirja e Luginës së Preshevës në dialog është me rëndësi jetike, jo vetëm për të përmirësuar jetën e shqiptareve këndej, por edhe për të vendosur balancat me kërkesat e serbëve në Kosovë. Ky është moment vendimtar dhe mendoj i fundit ku Kosova mundet të ndikojë që Serbia të bëjë më tepër për shqiptarët.

    Lugina e Preshevës, Foto: Krenar Halimi

    Ndryshe, kërkesën për përfshirje në dialog ditë më parë në një prononcim për Telegrafin e ka bërë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.