Florian Kamberi ka vendosur t’i fshijë të gjitha fotografit ku shihet me fanellën e Shqipërisë nga rrjeti social “Instagram”.
Sulmuesi nga Kosova besohet ta ketë bërë një gjë të tillë pas revoltimit me trajnerin Edi Reja, shkruan FrontOnline.
Reja nuk e kishte aktivizuar Kamberin në ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë, gjë e cila e kishte hidhëruar Kamberin.
Nga ana tjetër, trajneri italian ishte justifikuar për Kamberin, duke thënë se është i lënduar./FrontOnline/