×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi tregon se kush tentoi të pengojë fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi në një intervistë  jep detaje se si dhe nga kush u pengua të mbajë fjalim shqip në Kuvendin e Serbisë gjatë seancës parlamentare.

    Kamberi sqaroi se fjalimin e tij e kishte përgatitur një ditë më herët në gjuhën shqipe, për të cilën e kishte paralajmëruar sekretariatin e Kuvendit të Serbisë.

    Sipas tij, zyrtarë të Kuvendit përmes telefonit ishin munduar ta bindin deputetin Kamberi që fjalimin e tij në gjuhën shqipe ta shtyjë për një ditë tjetër, me arsyetimin se nuk kishin përkthyes.

    Mirëpo, siç tha Kamberi për Telegrafin ai ishte i vendosur ta mbaj këtë fjalim, jo që të dëshmoj se Serbia është një shtet demokratik, por për të dëshmuar një element të identitetit shqiptarë, pasi të hënën siç tha ai Gjykata e Lartë në Beograd, kishte refuzuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë për ta dënuar Aleksandar Vulinin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

    “Fjalimi në Kuvendin e Republikës së Serbisë, neni 9 lejon që deputetët që janë pjesëtare të pakicave të mund t’i adresohen kuvendit qoftë me gojë ose me shkrim edhe në gjuhën e vet. Kjo kërkon përgatitje teknike të cilat nuk ishin. Meqë e kisha përgatitur fjalimin një ditë më herët, në mëngjes e kisha njoftuar sekretariatin që do të shtroj pyetje në kuvend në gjuhën time amtare dhe ata paraprakisht para seancës përmes telefonit janë munduar të më bindin që ta shtyjë fjalimin pasi nuk munden të sigurojnë përkthyes. Qëllimi nuk ishte që të dëshmoj që Serbia është një shtet demokratik, por pikërisht kisha për qëllim që menjëherë një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila refuzon padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë për ta dënuar Aleksandër Vulin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve të flas në gjuhën shqipe për të dëshmuar një element të rëndësishëm të identitetit shqiptarë”, sqaroi ai.

    Deputeti Kamberi po ashtu tha se në shtetin e Serbisë nuk respektohet e drejta legjitime e gjuhës amtare.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.