×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kamberi: Serbia vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve në Luginë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkelje të vazhdueshme të të drejtave në Luginë të Preshevës, duke injoruar edhe rekomandimet e Bashkimit Evropian në përmbushjen e objektivave të “Planit aksional për integrimin e shqiptarëve”.

    Ai ka përkujtuar se Serbia po e pengon realizimin e këtij plani, gjë e cila është përmendur edhe në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për 2024.

    Në raportin e Progresit për Serbinë, në kapitullin për të drejtat e pakicave, KE, përveç çështjes së pasivizimit, gjuhës së urrejtjes, theks të veçantë vë edhe në pozitën e nën-përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe polici.

    KE me këtë rast, kërkon veprim të menjëhershëm në përmbushjen e objektivave të “Planit aksional për integrimin e shqiptarëve”, por pavarësisht kësaj, pakicat mbeten të nën-përfaqësuara në administratën publike dhe policinë.

    “Është fjala për një dokument të nënshkruar mes Këshillit kombëtar shqiptar, në krye me Ragmi Mustafin, OSBE-së, dhe Ministrisë për të drejtat e njeriut, të përkrahur nga delegacioni i BE në Serbi dhe Këshilli Evropës për mes të cilit janë definuar hapat e integrimit të plotë të shqiptarëve në administratën publike e polici në periudhën 2022 – 2026, realizimi i të cilit, as tani, në fund të vitit 2024, nuk është filluar”, përkujton Kamberi.

    Kamberi ka shtuar se megjithatë kur vjen puna të ndërmarrja e veprimeve konkrete në terren, qeveria serbe vepron në kundërshtim me këto rekomandime. Rasti i fundit ka të bëjë me gjykatën për kundërvajtje në Preshevë, në krye të së cilës është emëruar një gjyqtare serbe, duke injoruar gjykatësit shqiptarë.

    “Në seancën e 28 nëntorit të këtij viti, në krye të Gjykatës për kundërvajtje në Preshevë, komunë me mbi 95 % shqiptarë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit në Serbi, emëroi Aleksandra Kuzmanoviq, duke margjinalizuar kështu kuadrot shqiptare.

    Gjykata komunale në Preshevë është shuar më 2011, në kuadër të reformës së gjyqësorit me moton “Drejtësia më afër qytetarit. Vlen të përmendet se në Preshevë, po ashtu, ushtrues detyre i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit para dy vjetësh është emëruar një mjek nga komuniteti serb që përbëjnë vetëm 3% të popullatës së kësaj komune”, përfundon postimi i Kamberit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti, ku dyshohet se ata kanë goditur...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Rusia sulmoi sistemin energjetik të Ukrainës dhe disa qytete me raketa lundrimi dhe balistike plus dronë të mërkurën në një sulm “çnjerëzor”...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka thënë se programi i LDK-së ka zgjidhjen për krizën energjetike. Në një konferencë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Brenda 24 orëve në Kosovë, janë regjistruar 79 aksidente. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 19 aksidente u regjistruan me të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gjakovë, e kjo me rastin e festës së Krishtlindjes. Në një...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot nga ora 10:00 do të prezantojnë të arriturat e marrëveshjes...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për FrontOnline, ka folur për ecurinë e mbledhjes së të hyrave në komunën e tij, duke theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.