×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi: Presheva ka nevojë për stabilitet politik, jo për propagandë me tema kombëtare

    FrontOnline
    28 Mars 2021

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se kryetari i ardhshëm i Preshevës nuk duhet të trajtojë tema kombëtare në mënyrë propagandistike.

    Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se zgjedhjet e sotme janë të tretat me radhë në katër vjetët e fundit. Sipas tij, këto tregojnë për mungesën e stabilitetit politik në këtë komunë.

    Kamberi: Zgjedhjet e sotme të ndërtojnë një stabilitet politik për qeverisjen e Preshevës

    “Po, shpresoj që zgjedhjet e sotme përfundimisht do të ndërtojnë një stabilitet politik për qeverisjen e Preshevës. Për një qeverisje që do të jetë në shërbim të qytetarëve, për nevojat e tyre, sociale, të infrastrukturës. Zgjedhjet në Preshevë kanë peshë dhe rëndësi edhe për karakterin nacional, por edhe për karakter për veprim politik të shqiptarëve edhe për nivel rajonal. Prandaj besoj që edhe qytetarët do të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar”, deklaron ai.

    Ai shton se qytetarët në Preshevë përballen me probleme të mëdha edhe për shkak të mungesës së stabilitetit në vend. Ndaj ai thekson se lugina ka nevojë për politikë të fortë, i cili di të sillet edhe me qeverinë e Beogradit.

    Kamberi: Rezultati zgjedhor do të dëshmojë se kë do të përkrahin qytetarët

    “Unë besoj që vetë rezultati zgjedhor do të dëshmojë se kë do të përkrahin dhe cilin program do të përkrahin qytetarët. Kjo do të dëshmojë se cilat janë obligimet dhe përgjegjësitë e një kryetari të ardhshëm, i cili duhet në radhë të parë të jetë transparent dhe të merr përgjegjësitë për gjendjen në këtë komunë dhe i cili duhet të ofrojë një partneritet me rivalët politikë për të ndërtuar një stabilitetin e munguar politik, i cili ka munguar në komunën e Preshevës”, shton ai.

    Për më tepër, kreu i PVD-së, Shaip Kamberi thotë se kryetari i Preshevës nuk duhet që në mënyrë propagandistike të merret me tema kombëtare. Sipas tij, kryetari i ardhshëm i kësaj komune duhet të krijojmë bashkëpunim me institucionet në Kosovë.

    Kamberi: Ne shpesh kemi pasur ide që në opinion janë dukur atraktive

    “Ne shpesh kemi pasur ide të atilla që në opinion janë dukur atraktive, por që faktikisht në real-politik kanë qenë iluzore që qytetarëve nuk u kanë ofruar asgjë tjetër përveç ndoshta një mundësi të momentit”, shprehet ai.

    Kamberi shton se këto zgjedhje po mbahen në kushte të jashtëzakonshme, ai shprehet i kënaqur me daljen e qytetarëve, ani pse nuk ka pasur numër të madh të votuesve nga diaspora.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një konferencë për media, ka kërkuar shkarkimin e deputetes Fitore Pacolli...
    Të tjera
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka akuzuar Xhenetën dhe Edin se po bëjnë “filma”. “Kur te kuptojsh injorancen atëherë thuj jam i mençur, se mu nuk...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.