Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e Pavarësisë. Teksa ka thënë për gjithë këto vite Serbia mban veten peng nga mospranimi i realitetit.
“Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”, shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
« Je vous ai compris » (“Unë ju kam kuptuar”).
Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më 4 qershor 1958, mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj.
Kosovë, Urime!