Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se është për t’u vlerësuar vullneti politik i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, që shprehën gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë.
“Lufta kundër regjimit të Millosheviqit ka qenë kauzë e drejtë dhe antifashiste. Ajo kuptimësohet dhe rikonfirmohet duke u përballur me të vërtetën, e jo duke ikur prej saj”, shkruan Kamberi.
Postimi i tij i plotë:
Është për t’u vlerësuar vullneti politik i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, të cilët për dallim nga ata që po i ikin së vërtetës, shprehën gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë, që në momentin e konfirmimit të aktakuzës së tyre nga ana e Dhomave të Specializuara.
Lufta kundër regjimit të Millosheviqit ka qenë kauzë e drejtë dhe antifashiste. Ajo kuptimësohet dhe rikonfirmohet duke u përballur me të vërtetën, e jo duke ikur prej saj.
Ballafaqimi me të kaluarën nuk e konteston të drejtën e popujve për të qenë të lirë, të pavarur dhe të barabartë. Përkundrazi, vetëm e fuqizon.