×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi: E habitshme se si kriminelët serbë në Beograd, dalin lirshëm nëpër emisione televizive

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për shqiptarët e Luginës së Preshevës, vështirësitë e tyre që hasin ata në vazhdimësi nga strukturat e caktuara serbe atje.

    Kamberi ka thënë se përballja e shqiptarëve ndaj politikave serbe, është shumë e vështirë dhe për këtë duhet të këtë një qasje më ndryshe politike shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë karshi Luginës së Preshevës.

    Këto politika ai i ka quajtur diskriminuese ndaj komunitetit shqiptar.

    Kamberi ka folur edhe për krimet serbe ndaj shqiptarëve, duke thënë se është e habitshme se si kriminelët serbë kanë hapësirë mediale në Serbi.

    “Mjerisht, në Serbi akoma nuk funksionon, dhe nuk është themeluar një Gjykatë Speciale, për të gjykuar krimet e luftës, qofshin ato në Kosovë, e Bosnje. Kriminelët serbë dalin në emisione dhe kanë hapësirë mediale të habitshme dhe është shumë problematike kjo çështje. Pra nuk ka ndonjë përballje me krimin çfarë është pritur nga Serbia, sidomos çfarë ka pritur Bashkimi Evropian”, tha ai.

    Ndër të tjera ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së dhe Gjykatën Speciale.

    Kamberaj ka theksuar se shkuarja e tyre në Hagë, ka treguar gatishmërinë për t’u përballuar me të kaluarën.

    “Kosova me themelimin e Gjykatës Speciale, ka dëshmuar se është e gatshme të ballafaqohet me të kaluarën e vet, në këtë drejtim, shkuarja vullnetare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmon gatishmërinë e tyre për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe me bindjen time dhe shpresën se do të dëshmojnë pafajësinë personale dhe çfarëdo implikimi ndaj UÇK-së. Lufta e UÇK-së ishte luftë anti-fashiste e një politike fashiste e cila tentoi ta shfarosë tërësisht kombin shqiptar në Kosovë”, ka thënë Kamberaj në Kojshia Show.

    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekjen e një burri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.