Me triumfin e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente.
Ajo po ashtu bëhet personi i parë me ngjyrë në këtë post.
Harris ishte gruaja e katërt në garë për pozita të tilla pas Geraldine Ferraros më 1984, Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clintonit më 2016.