Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi kishin kaluar kufirin Serbi – Kosovë në mënyrë ilegale.
Sipas policisë, në automjetin e të dyshuarve ishin ngarkuar 25 dele, dy dhi, shtatë qengja e dy keca pa dokumentacionin përkatës.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.