×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kalon në parim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Ka kaluar në lexim të parë në Kuvend të Kosovës Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

    Kjo është hera e shtatë që ky projektligj është dërguar për votim, derisa, në seancën e sotme pro kanë votuar 64 deputetë.Opozita (LVV dhe PDK) në fillim të seancën kanë njoftuar se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket votimit për këtë projektligj, e se rrjedhimisht do të votojnë kundër.

    Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

    Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

    Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

    Shumica e bizneseve në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga Qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë.

    Përfaqësuesit e bizneseve në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejt të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike, pasi që çdo vonesë, sipas tyre, do të sillte probleme më të mëdha për bizneset dhe rrezik të falimentimit të tyre.

    Deri më tani nuk ka ndonjë vlerë të saktë të humbjeve që mund t’i jenë shkaktuar ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.

    Humbjet ekonomike që janë evidentuar deri më tani kanë të bëjnë me të hyrat tatimore dhe doganore.

    Sipas të dhënave të dy institucioneve, Administratës Tatimore dhe Doganave të Kosovës janë mbi 232 milionë euro më pak të hyrat buxhetore për këtë vit, si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

    Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon emergjente fiskale, në vlerë rreth 180 milionë euro. Kjo pako, e cila kishte për qëllim të zbusë problemet ekonomike dhe sociale, ishte miratuar në muajin mars, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus, nga Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

    Kurse, disa nga masat e saj janë duke u zbatuar pas ardhjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/260845925260685/?eid=ARAOlzrcsAfmD0gQuOpUUXJmVGxCz5awtWV5QozjX1XK5zZ1KV8aVWtx7qN2qCYjqBjUqheIoOKhsjZO

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren. Ajo me vendim të...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak gjatë vozitjes dhe ka humbur kontrollin e automjetit....
    Vip08 Janar 2025
    Driloni dhe Sara janë ndarë nga banorët e tjerë teksa bashkë po hanë një darkë. Dhoma e surprizave është kthyer në një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.