×
  • Lajme
  • Lajme

    Kallas paralajmëron vizitë në Kosovë dhe Serbi gjatë majit, kërkon vazhdim të dialogut

    FrontOnline
    14 Prill 2025

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë dikur gjatë muajit të ardhshëm.

    Pas takimit të Këshillit për Punë të Jashtme më 14 prill në Luksemburg, Kallas tha në një konferencë për media se vizita do të vijë “më vonë në maj”.

    “Sa u përket Serbisë dhe Kosovës, është e qartë se normalizimi i marrëdhënieve të tyre është i rëndësisë më të madhe. Për këtë arsye duhet të vazhdojë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Kallas.

    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar nga autoritetet në Bruksel. Kosova po ashtu është e vetmja në rajon që nuk e ka statusin e shtetit kandidat.

    Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

    Së fundi, Kallas kishte thënë se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, qoftë përmes Dialogut apo ndonjë mjeti tjetër.

    “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”.

    Gjatë konferencës më 14 prill, Kallas diskutoi edhe për procesin e zgjerimit dhe integrimin e mundshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

    Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – Kosova është e fundit sa i përket rrugëtimit të saj drejt BE-së, pas aplikimit për anëtarësim në vitin 2022.

    “Nëse shohim hartën, Ballkani Perëndimor është në Evropë në aspektin gjeografik, ata duhet të jenë edhe në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye procesi i zgjerimit është shumë i rëndësishëm dhe duhet të ecim përpara me të”, tha Kallas.

    Ajo tha se Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të mirë dhe se shpreson që këto dy shtete do të mund të merren si “histori suksesi”./REL

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Arton Demhasaj, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-kandidat për deputet, për FrontOnline ka kritikuar  veprimet e kreut të...
    Lajme25 Prill 2025
    Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili...
    Lajme25 Prill 2025
    Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës. Nga ky aksident ka...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se në negociatat ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe deputetes boshnjake,  Duda...
    Bota/Rajoni24 Prill 2025
    Lëkundje tërmeti janë ndjerë sonte në Shqipëri. Tërmeti i regjistruar është me magnitudë 3.5 ballë. Sipas tabelës që shihni më poshtë, tërmeti...
    Lajme24 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi mes kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir...
    Lajme24 Prill 2025
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Bordit të Drejtorëve të KOSTT për ndërprerjen e marrëdhënies...
    Lajme24 Prill 2025
    Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka pritur në shtëpi Ushtruesen e Detyrës së Ambasadorës së ShBA-së në Kosovë,...
    Lajme24 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, duke e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.