×
  • Lajme
  • Lajme

    Kallas nesër mbledh në Bruksel kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të dielën, më 13 prill do të organizojë një darkë jozyrtare me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor.

    Sipas njoftimit, gjatë kësaj darke pune ministrat do të trajtojnë çështje kyçe që lidhen me integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe sfidat aktuale të sigurisë e bashkëpunimit rajonal.

    “Gjatë një drekë pune, ministrat do të diskutojnë se si të avancojnë angazhimin e BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

     

    Ndërkaq, Kallas, të hënën do t’i informojë ministrat e Jashtëm të BE-së, për zhvillimet më të fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Në këtë takim, Kallas dhe ministrat do diskutojnë edhe mbi marrëdhëniet e BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor, e ku në fokus do të jenë mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përballë sfidave politike, si dhe për të nxitur stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

    Përveç kësaj, ashtu edhe siç bëhet e ditur në njoftim, ministrave, Kallas do t’u flasë edhe për vizitën e saj të fundit në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë.

    Shefja e BE-së së fundmi ka zhvilluar disa vizita në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar angazhimin e BE-së për integrimin e rajonit në strukturat evropiane.

    Kallas vizitoi Tiranën, ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Ajo vlerësoi përparimin e Shqipërisë në reformat e nevojshme për anëtarësim në BE dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të tyre.

    Gjatë kësaj vizite, u nënshkrua një marrëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve për modernizimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, një projekt kyç për transportin dhe mobilitetin ushtarak në rajon. ​

    Gjatë konferencës për media në Tiranë së bashku me kryeministrin Edi Rama, ajo ka theksuar se Kosova dhe Serbia nuk mund të ecin përpara drejt BE-së pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke...
    Lajme17 Prill 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e Kadetëve. Në një postim në Faceobok, FSK bën të...
    Lajme17 Prill 2025
    Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se mënyra sesi Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur veprimin politik në lidhje...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Grupi qytetar “Asnjëcentmashumë” ka njoftuar për organizimin e protestës së radhës të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ky grup pritet që...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Një ndërhyrje kirurgjikale e jashtëzakonshme u krye në ditët e fundit në Fondacionin Universitar në Kampusin Bio-Medico në Romë ku u hoq...
    Sport17 Prill 2025
    Me dy ndeshjet e sotme, është përmbyllur xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Me fitore, Drita e ka ruajtur...
    Lajme17 Prill 2025
    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka njoftuar se ka vizituar shokët dhe bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçin dhe Kadri...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka arritur në Uashington për të takuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Arsyeja e kësaj vizite...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputeti goran Adem Hoxha edhe sot është parë i ulur tek Grupi Parlamentar i AAK-së. E se tashmë është pjesë e këtij...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.