×
  • Lajme
  • Lajme

    Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë – Serbi

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Bashkimi Evropian është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, tha të hënën në Podgoricë shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, raporton REL.

    E pyetur për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas tha gjatë një konference për media se “ajo çfarë po bëjmë këtë muaj është analizimi” së bashku me të dërguarit e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, i cili e mori detyrën në shkurt.

    “Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse pa këtë asnjëra nga to nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së”, tha Kallas.

    Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku.

    Me gjithë dialogun e zhvilluar ndër vite dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, procesi ka ngecur dhe tensionet janë rritur.

    Nën ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Por, prej atëherë, blloku i ka kritikuar ato të dyja vendet se nuk e kanë zbatuar marrëveshjen pavarësisht se ajo është e detyrueshme për to.

    Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 2 prill, ka thënë se Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër.

    “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen] në ditët në vijim”, kishte thënë Kallas.

    Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

    Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga 7 deri më 9 prill është duke e vizituar disa shtete në Ballkanin Perëndimor.

    Në vizitën e parë të saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

    Ajo nuk paralajmëruar t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

    Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës – si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.

    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Prill 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të hënën do t’i informojë ministrat...
    Lajme11 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar sot heroin Agim Ramadani me rastin e përvjetorit të 26-të të rënies së tij në...
    Lajme11 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës duke thënë se nëse ky vendim do të ishte i gjykatave...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, u shpreh se gratë dhe vajzat kanë qenë mbështetëse të palëkundura për vendimin,...
    Lajme11 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet lokalisht të ketë reshje...
    Lajme11 Prill 2025
    Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë. Në fjalimin e saj, presidentja foli për aleancën...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me sekuestrimin e disa pasurive të tij. “Kushtetuesja” ka shfuqizuar vendimet...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka kërkuar reflektim të thellë dhe përgjegjësi nga strukturat...
    Lajme11 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.