×
  • Lajme
  • Lajme

    Kallas e mban takimin me ministrat e Jashtëm të Ballkanit, Gërvalla kërkon mbështetje për anëtarësim në BE

    FrontOnline
    13 Prill 2025

    Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka mbajtur sonte takimin me ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Në këtë takim Kosova është përfaqësuar nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    Në një njoftim të dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thuhet se Gërvalla kërkoi mbështetje të qartë për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, duke theksuar rëndësinë e këtyre proceseve jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin rajonal dhe sigurinë evropiane.

    Gërvalla përmendi tri hapa urgjentë që kërkohen tani, e që kontribuojnë jashtë mase në stabilizimin e rrethanave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe hapjen e rrugës për integrimin e rajonit në BE. Hapat në fjalë janë: heqja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, përfundimi i procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe mbështetja për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

    “Njëkohësisht, Ministrja Gërvalla nënvizoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të lehtësuar nga BE me Serbinë, dhe zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit të vitit 2023. Ajo theksoi se ky proces duhet të çojë drejt njohjes reciproke dhe ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mbi bazën e barazisë dhe vlerave evropiane. Ajo kërkoi nga BE-ja edhe veprime ndaj Serbisë e cila në vazhdimësi e mohon marrëveshjen dhe vepron në kundërshtim me dispozitat e saj”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

    Sipas MPJD-së, në dritën e kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia dhe ndikimit rus në rajon, Gërvalla bëri thirrje për mbështetje të fuqishme për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.

    Ajo kërkoi gjithashtu llogaridhënie të plotë për aktin e hapur të agresionit në Banjskë, si çështje kyçe për sigurinë rajonale dhe integritetin e BE-së.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur sot në qytetin e Gjilanit. Familjarët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e vogëlushit. E për Alpin ka nisur...
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Prokuroria e Posaçme, SPAK ka filluar verifikimin lidhur me kontratën e lobimit të nënshkruar nga shqiptaro-amerikani Nuredin Seci; presidenti i firmës Continental...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Autoritetet policore kanazeze dhanë detaje për sulmit në një festival. Numri i të vdekurve nga sulmi me “makinë” është rritur në 11,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Është bërë ndezja e flakadanëve në Krushë të Madhe të Rahovecit. Kjo për nder të Ditës Kombëtare të të Zhdukurve me Dhunë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar...
    Lajme27 Prill 2025
    Nga 1 maji do të rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ku për veturat me targa të dy...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri,  Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik të Greqisë, në kuadër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.