×
  • Lajme
  • Lajme

    Kallas: Dua të shoh avancim në procesin e zgjerimit të BE’së – rajoni i Ballkanit është pjesë e familjes evropiane

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, para samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se ky rajon i përket familjes evropiane, dhe se shtyrja përpara e kësaj marrëdhënie është prioritet i saj personal, shkruan Gazeta Express.

    Në një deklarim për gazetarët para fillimit të samitit, ajo ka folur edhe për çështjen e zgjerimit të BE-së, pra për anëtarësimet e reja, duke përmendur Shqipërinë.

    Lidhur me këtë, Kallas ka thënë se edhe ajo edhe Komisioni për Zgjerim duan që të shohin avancim në këtë proces gjatë 5 viteve të ardhshme.

    ‘‘Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane. Shtyrja e kësaj marrëdhënieje është një prioritet personal.

    Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm për Bashkimin Europian, ata i takojnë Europës nga aspekti gjeografik  kësisoj është shumë e rëndësishme që ta shtyjmë përpara marrdhënien tonë. Sot do të diskutojmë planin e rritjes, po ashtu sot kemi nënshkruar marrëveshjen për siguri dhe mbrojtje me Shqipërinë, kështu që ka shumë hapësirë për bashkëpunim. Është e qartë që së bashku me Komisionin për zgjerim, dhe unë duam më të vërtetë të shohim avancim në procesin e zgjerimit ( e BE-së) gjatë këtij mandati 5 vjeçar që kemi, kështu që jemi të gatshëm të punojmë për këtë’’, ka thënë ajo mes tjerash.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shprehu mirënjohjen e tij për shefin e Misionit të EULEX-it, gjeneral major Giovanni...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Gresë Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku ka takuar babën e saj që gjendet atje, Jakup Krasniqin. Gresa në vizitë...
    Të tjera
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, njëherësh Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, ka reaguar pas kërcënimit ndaj kryetarit të AAK-së,...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Austria dhe Kosova evidentojnë angazhimin e përbashkët për përmirësimin e arsimit dhe përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve, njofton Ministria e Arsimit,...
    Bota/Rajoni18 Dhjetor 2024
    Një operacion i koduar “Together” është zhvilluar në Luksemburg, ku janë arrestuar dy shqiptarë. Ata dyshohen për grabitje të banesave. Kjo u...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Visar Azemi nga LDK ka thënë se ankandi për parkun e erës duhet të kishte ndodhur shumë më herët. “Kosova ka nevojë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim njësia B-1 pas defekteve të paraqitura në kaldajë, raporton Express. Në...
    Hulumtime18 Dhjetor 2024
    Trajneri Rahimov e ka paralajmëruar. Do të jetë e vështirë për një klub si Rubini që të mbajë për një kohë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.