×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kaliforni, një kompani prodhon varka elektrike sportive

    FrontOnline
    24 Nëntor 2024

    Një prodhues varkash elektrike në Kaliforni po bën përpjekje të ndryshojë industrinë e prodhimit të këtyre mjeteve lundruese, duke filluar me një varkë me shpejtësi të lartë për surfing dhe sporte të tjera ujore. Kompania “Arc Boats” thotë se po përpiqet të ndjekë strategjinë e kompanisë së prodhimit të makinave elektrike Tesla, por për transportin ujor.

    Varka elektrike 7 metra e gjatë, e prodhuar nga kompania “Arc Boats” arrin shpejtësinë prej 64 kilometrash në orë. Ajo mund të përdoret edhe për krijimin e valëve për surfing.

    Kompania “Arc Boats” filloi para tre vjetësh përpjekjet për të elektrifikuar transportin ujor, ashtu siç po bën tashmë Tesla me atë rrugor.

    Modeli “Arc Sport” është prodhuar për argëtime të njohura ujore, si lundrimi me ski dhe surfing. Ajo kushton 258,000 dollarë.

    “Kjo është një varkë sportive plotësisht elektrike, 7 metra e gjatë, që mund të përdoret në liqene dhe lumenj në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ajo mund të përdoret për tërheqjen e persona me ski lundruese dhe për krijimin e valëve për surfing. Mund të bëni çfarë të doni me të në ujë”, thotë shefi ekzekutiv i kompanisë “Arc Boats”, Mitch Lee.

    Ashtu siç bëri Tesla me makinën e saj të parë 16 vjet më parë, “Arc Boats” po fillon me prodhimin e një varke luksoze që mund të tërheqë një audiencë të vogël dhe të pasur që nuk heziton të shpenzojë shuma të mëdha parash për të përdorur pajisje me teknologjinë më të përparuar.

    “Varka është e pajisur me një bateri me 226 kilovat në orë, duke mundësuar përdorimin e saj gjatë gjithë ditës. Bateria më pas mund të rimbushet brenda natës, duke bërë të mundur përdorimin e saj në ditën pasuese”, thotë zoti Lee.

    Kompania “Arc Boats” tani punëson më shumë se 100 vetë, duke përfshirë ish-inxhinierë që punonin për dy kompanitë e sipërmarrësit Elon Musk, Tesla dhe SpaceX.

    “Ka shumë entuziazëm për një produkt si ky, sepse ai zgjidh të gjitha vështirësitë e pronarëve të varkave me karburant sot. Varka elektrike është më e qetë, ka më pak probleme mekanike dhe një kosto më të ulët të mirëmbajtjes. Ajo nuk krijon tym prapa saj”, thotë zoti Lee.

    Pasi ka shitur një numër të vogël varkash luksoze të modelit “Arc One”, zoti Lee shpreson të rrisë prodhimin dhe të jetë në gjendje të shesë qindra varka elektrike sportive të modelit “Arc Sport” në vit.

    “Për shkak të peshës së rëndë dhe dizajnit, kjo varkë elektrike krijon valë argëtuese për surfing. Ajo ka shumë hapësirë manovrimi dhe ofron një përvojë të mrekullueshme”, thotë Grant Jeide, i cili është pjesë e ekipit të marketingut në kompaninë “Arc Boats”.

    Varka e parë elektrike e modelit “Arc Sport” pritet t’i dorëzohet një konsumatori para fundit të këtij viti.

    Krahasuar me makinat elektrike, tregu i shitjes së varkave elektrike është shumë më i vogël.

    Shitjet e varkave elektrike në mbarë botën ishin në nivelin 5 miliardë dollarë në vitin 2021, dhe me një rritje të qëndrueshme vjetore dyshifrore kjo mund të arrijë në afërsisht 17 miliardë dollarë deri në vitin 2031, sipas organizatës “Allied Market Research”.

    Shitjet globale të makinave elektrike tejkaluan shifrën e 250 miliardë dollarëve vitin e kaluar. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Raporti i oficerit të policisë gjyqësore për ngjarjen e rëndë të ndodhur të hënën e 18 nëntor pranë shkollës “Fan Noli” në...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se sheh mundësi që lufta ruse kundër Ukrainës të përfundojë në vitin e ardhshëm. “Kur do të përfundojë...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind të votave në rundin e parë...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Sipas njoftimit, në...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktakuzë. Klan Kosova ka siguruar aktin akuzues...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë. Kreu i këtij subjekti politik, Lumir...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëpër banesa kolektive, pasi ka kërkesa të qytetarëve që nga viti...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge. Në një postim në Facebook ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.