Profesori, Muhamet Jusufi – Kajolli, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se përse e ka thirrur protestën kundër ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.
Kajolli është ndër organizatorët e protestës e cila do të mbahet para Presidencës.
“Thirra protestën pasi Gashi na prezanton neve në Francë. Një ambasador nuk duhet të reprezentojë vendin e tij në këtë mënyrë. E thirra protestën pasi ai me ato fjalë, nuk përfaqëson as lagjen e tij, e jo më shtetin”, tha ai.