Kajakuesi nga Kosova, Lorand Gjoshi, ka fituar medaljen e bronztë në garën e 52-të ndërkombëtare të sllallomit “Ikas 2021”, të mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrës në garë ishin garues nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Bosna dhe Hercegovina, Italisë dhe Serbisë, përcjell FrontOnline.
Gjoshi për herë të parë përfaqësoi Kosovën në një garë ndërkombëtare.
Ai vepron në Itali, ku edhe garonte për këtë shtet./FrontOnline/