-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaja Kallas të hënën vjen për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, por jo në Kosovë

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Në datat 7-9 prill, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të udhëtojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë.

    Në vizitën e saj të parë në Ballkanin Perëndimor, Kallas nuk do të vizitojë Kosovën, siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të BE-së.

    Në Mal të Zi, Kallas do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq.

    Ajo do të takohet gjithashtu me organizata të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një rishikim të pajisjeve të financuara nga Fondi Europian i Paqes me ministrin e Mbrojtjes të këtij vendi.

    Një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Spajiq është planifikuar për në orën 10:40, thuhet në njoftimin e BE-së.

    Ndërkaq, në Shqipëri, Kallas do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

    Një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama është planifikuar për datën 8 prill në orën 10:25.

    Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet edhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

    Ajo do të hapë bashkërisht Dialogun e parë BE-Shqipëri për Sigurinë dhe Mbrojtjen me ministrat Hasani dhe Vengu.

    Gjithashtu, ajo do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve të grantit dhe kredisë së Bankës Europiane të Investimeve për zhvillimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.

    Përfaqësuesja e Lartë Kallas do t’u drejtohet edhe studentëve të universitetit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

    Në Bosnje dhe Hercegovinë, kryediplomatja e BE-së do të vizitojë trupat e EUFOR Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës. Ajo do të takohet edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave Borjana Kristo dhe ministrin e Jashtëm Elmedin Konakoviq. Një takim i përbashkët për shtyp me Presidencën është planifikuar për më 8 prill./Express

    Nga Rubrika
    Lajme13 Prill 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për Front Online ka folur pas thirrjes së Këshillit të Sigurisë nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,...
    Lajme13 Prill 2025
    Kosova ka akuzuar Serbinë për ndërmarrjen e hapave konkretë për të sabotuar formimin e institucioneve të reja. Akuzat janë bërë gjatë një...
    Lajme13 Prill 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, sot do të organizojë një darkë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dje zhvilloi një bisedë miqësore me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu gjatë takimit në margjinat e...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës së komunikimit nga Ministria e Ekonomisë lidhur me rritjen e fundit të...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për njohjen nga Sudani, i cili u bë shteti i 119-të që ka njohur pavarësinë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria e ka braktisur kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 11 majit,...
    Lajme12 Prill 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova sot shënoi edhe një moment tjetër të...
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.