×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kafeja prek çmimet rekorde, pritet të shtrenjëtohet tutje

    FrontOnline
    23 Gusht 2024

    Çmimet e kafesë kanë arritur nivele rekord në muajt e fundit, kryesisht për shkak të motit të paqëndrueshëm në vendet prodhuese si Brazili dhe Vietnami, të cilat po ndikojnë në mungesa të ndjeshme furnizimi dhe rritjen e kostove për konsumatorët në të gjithë botën.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, ku u importuan një miliard paund (1.170 miliardë euro) kafe në vitin 2023, ndikimi i këtyre rritjeve të çmimeve është ndjerë shumë. Njëjtë ka ndodhur edhe në të gjitha shtetet e tjera të botës, ku muajve të fundit ka pasur rritje të çmimit të kafesë për arsyet e njëjta.

    Sipas Gareth Redmond-King, Drejtor i Programit Ndërkombëtar në Njësinë e Inteligjencës së Energjisë dhe Klimës (ECIU), ndryshimet klimatike janë një faktor kyç i rritjes së çmimeve të kafesë.

    Me 97% të kafesë së prodhuar në nivel global që vjen nga vendet e prekura nga ndikimet klimatike, lëvizjet ekstreme të motit po rrezikojnë në masë kulturat ushqimore dhe po çojnë në ndërprerje të furnizimit.

    Brazili dhe Vietnami, që furnizojnë më shumë se gjysmën e të gjitha kokrrave të kafesë së importuar në shumicën e vendeve perëndimore, janë goditur thellë nga kushtet e këqija të motit.

    Në përgjigje të rritjes së çmimeve, ekspertët po kërkojnë veprime për të adresuar shkaqet kryesore të ndryshimeve klimatike dhe për të mbështetur fermerët dhe prodhuesit e ushqimit në përshtatjen ndaj ngrohjes globale.

    Mungesa e veprimeve, paralajmërojnë ata, do të çojë vetëm në rritjen e çmimeve, meqë furnizimi po bie dhe prodhimi po bëhet më i vështirë.

    Ndikimi i ndryshimeve klimatike në çmimet e ushqimeve nuk është i kufizuar vetëm në kafe. Analiza e fundit e ECIU-së ka treguar se çmimet e kakaos janë rritur gjithashtu nga një kombinim i stuhisë El Niño dhe ndryshimeve klimatike, duke prekur eksportuesit më të mëdhenj të botës, si Bregu i Fildishtë dhe Gana. Ushqimet themelore të tjera të importuara, gjithashtu mund të preken nga përkeqësimi i ndryshimeve klimatike.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, efektet e ndryshimeve klimatike në çmimet e ushqimeve tashmë po ndjehen nga konsumatorët. Analiza e ECIU-së ka zbuluar se ndryshimet klimatike shtuan një mesatare prej 361 funtesh (423 euro) në llogaritë e ushqimit të shtëpisë në vitin 2023 krahasuar me 2021, duke theksuar nevojën urgjente për veprime për të adresuar shkaqet themelore të ndryshimeve klimatike dhe për të mbështetur fermerët dhe prodhuesit e ushqimit për të adaptuar në kushtet e ndryshme.

    Teksa çmimet e kafesë vazhdojnë të rriten dhe mungesa e furnizimit vazhdon, konsumatorët në të gjithë botën po ballafaqohen me kërkesën për të paguar më shumë për kafenë e tyre të mëngjesit.

    Ekspertët vlerësojnë se tash është koha për të vepruar për ndryshimet klimatike dhe mbështetjen e praktikave të prodhimit të qëndrueshëm të ushqimit, në mënyrë që të sigurohet furnizimi stabil dhe i arsyeshëm i ushqimeve për brezat në të ardhmen.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Të tjera
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vajza e saj. Policia ka bërë...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Është zhdukur një person në Prizren. Një person ka raportuar se djali i tij është është larguar nga shtëpia dhe nuk se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Pas reshjeve të borës, rrugët e Gjilanit dhe ato të fshatrave të kësaj komune janë të kalueshme për lëvizjen të automjeteve. Në...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Rusia sulmoi sistemin energjetik të Ukrainës dhe disa qytete me raketa lundrimi dhe balistike plus dronë të mërkurën në një sulm “çnjerëzor”...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se nuk ka...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë i kanë quajtur çift në tentativë Sarën dhe Drilonin teksa të njëjtit janë duke për Ata ishin të të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.