Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Kadrijaj thotë se këto pamje janë sa të panevojshme aq edhe të neveritshme.
Ajo thotë se skena të tilla janë të pakuptimta kur dihet se UÇK ka pasur ushtarë vullentarë.
Deputetja Kadrijaj thotë se beson në pafajsinë e luftëtarëve të lirisë.
Ky është postimi i saj i plotë:Pamjet e sotme të bastisjes nga forcat e Eulex-it, në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, janë po aq sa të panevojshme por edhe të neveritshme. Skena të tilla, janë pakuptimta, kur dihet se ushtaret e UÇK-së iu kanë përgjigjur drejtësisë vullnetarisht, sa herë që ka pasur nevojë.
Lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë e pastër dhe besojmë fuqishëm në pafajësinë e luftëtarëve të lirisë. Jemi me Jakup Krasniqin dhe me gjithë ushtarët e UÇK-së!
TK!