Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka komentuar ekspozenë e të nominuarit për kryeministër, Albin Kurti.
Kadrijaj u ankua për shkak të kohës së shkurt për ta lexuar programin e Kurtit, program ky që u soll para deputetëve disa minuta para fillimi të seancës.
Kadrijaj tha se nuk kishte diçka në atë ekspoze.
“Nuk kish ku me ditë çka, veç një buqetë dëshira”, tha ajo.
Ajo po ashtu i ka bërë disa pyetje Kurti, si për bashkimin kombëtar, për asociacionin e të tjera.