Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese e luftënxitëse të njeriut të afërt të Aleksanar Vuçiqit në raport me shtetin e Kosovës.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se gjuha shoviniste e Aleksandar Vuçiqit nuk është befasuese duke pasur parasysh se ai ishte bashkëpunëtor i kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviq.
“Këto fraza nuk na frikësojnë, sepse nuk jemi frikësuar as atëherë kur ua treguam vendin në vitin 98/99. Sot Kosova është vend i pavarur por ka edhe ushtrinë e vet. Destabilizues të rajonit jeni ju e politika juaj. Po më befason heshtja e vendeve të BE-së, karshi këtyre deklaratave. Po të kishte pasur këso lloj deklaratash nga politika kosovare, me siguri tani do na kishin gozhduar me reagime. Standardi i dyfishtë nuk ju bën nder. Këtu jemi për Kosovë e popullin tonë”, shkruan Kadrijaj.