Ka filluar seanca e parë dëgjimore e ish- udhëheqësit të Shërbimit Informativ të UÇK-së, Kadri Veseli i njohur me nofkën komandant Luli, raporton Front Online.
I pyetur se a i ka kuptuar akuzat, Veseli tha se i ka dëgjuar dhe se i ka kuptuar.
“I nderuar gjykatës, i dëgjova”, ka thënë Veseli.
Më tutje Veseli nga gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guilloi u pyet edhe nëse i kuptoi të drejtat që i takojnë në këtë Gjykatë.
I pandehuri Kadri Veseli në këtë Gjykatë është vetdeklaruar i pafajshëm për akuzat që i rëndojnë nga Specialja.
“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem, me bindje të plotë, se jam tërësisht i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë ai. /Front Online
/Front Online