Në Palestren e Sporteve të Qytetit në Istog dje është inauguruar kampioni i Kosovës për gjeneratën e kadeteve U17, përcjell FrontOnline.
Istogaset e reja të udhëhequra nga trajneri Kenan Arifaj kanë arritur të stolisen me titullin e kampionit të Kosovës.
Është ky titulli i dytë me skuadrën e kadeteve për trajnerin zKenan Arifaj gjatë këtyre tri viteve sa drejton skuadrën e Istogut dhe i gjashti më radhë për gjenerata të reja për Istogun.
Medaljet për skuadrën kampione i ndau komisari i garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës Istref Sadriu dhe Drejtori i Drejtoratit për Kulturë Rini e Sport në Istog, Drin Sadikaj, ndërsa kupën skuadrës kampione ja ndau Enis Idrizi, nënkryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës./FrontOnline/