Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë, të bëjnë rotacion me postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Hamidi thotë se deklaratat e tilla janë naive dhe të pamatura.
“Veç Ramushi din me dhënë deklarata të tilla edhe i qon ujë në Mulli të Albin Kurtit. Çfarë seriozitet është me i pas, për tri vite, tre kryeministra?, kjo është hajgare”, eshte shprehur Hamidi.
Tutje ai shprehet i habitur, se si Ramush Haradinaj, ka kërkuar të jetë kryeministër i parë me 8%.
“Qysh bre ti me u bë kryeministër i parë me 8%, janë do parti pak më të mëdhaja, është njëfar rendi”, ka thënë Hamidi.