Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka rënë, kjo sepse pozita nuk po mundet me i mbledhë as deputetës e saj.
Sipas saj qeveria e ka sjellë vendin në këtë gjendje sepse as nuk marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit, ka një shpërfillje e mos interes ndaj situatës, aq sa nuk po kalohet as edhe një ligj i thjeshtë për me u ndihmu qytetarët.
Data e zgjedhjeve duhet të caktohet qysh nesër, thotë Kadaj-Bujupi.
Ajo kritikoi ministrat e Qeverisë Hoti, duke thëne se ata janë për me punu e jo për fotografi.
“Qeveria ka ra, sepse një Qeveri që nuk mundet me i mbledh as deputetët e vet ajo veçse ka ra. Qeveria e cila nuk merr pjesë as në Kuvend e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Mendoj se qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve, sepse ekziston një shpërfillje ndaj situatës, nuk ka interes as një ligj i thjeshtë me u votu për me i ndihmu qytetarët. Ministrat nuk i kemi për foto por me punu për interesa të qytetarëve”, deklaroi ajo në T7.