×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaçaniku: Çmimet për testime serologjike, të larta

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Çmimet e disa laboratorëve private në Kosovë për testimin serologjik për koronavirus, i konsideron të larta udhëheqësi i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

    Disa laboratorë privatë në Kosovë tashmë kanë nisur të kryejnë këto teste dhe çmimet variojnë nga 25 deri në 50 euro, varësisht nga numri i testeve për antitrupa.

    Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kaçaniku thotë se çmimet e laboratorëve për testimet serologjike janë të shtrenjta nisur nga standardi jetësor që kanë qytetarët e Kosovës.

    “Qytetari, konsumatori, taksapaguesi nuk do të duhej t’i ngarkohej edhe një barrë, është shpenzimi. Ne mendojmë që nuk duhet të ngarkohej kjo barrë. Ata që e kanë formuluar këtë vendim (për licencim të laboratorëve privatë), ndoshta kanë menduar të kenë një fond rezervë për të përkrahur qytetarët dhe do të na mbulonin shpenzimet, por nuk ka një fond të tillë. Të gjithëve neve me paga të ulëta, na detyrojnë t’i paguajmë këto shërbime. Nuk është e mirë, nuk është e shëndetshme”, thotë ai.

    Çmimet për testimet serologjike në Kosovë dallojnë nga laboratori në laborator.

    Në vendet e rajonit, çmimet për testimin serologjik në disa institucionet private shëndetësore janë prej 17 deri 32 euro. Në Shqipëri, testimi serologjik kushton 32 euro. Në Serbi është 17 euro, ndërkaq në Mal të Zi nga 17 deri në 22 euro. Në Maqedoni të Veriut testimi serologjik kushton nga 20 deri në 45 euro.

    Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut.

    Të hënën, më 10 gusht, Ministria e Shëndetësisë licencoi 29 laboratorë privatë për të kryer teste serologjike dhe me metodën PCR.

    Testimet me metodën PCR pritet të nisin javën e ardhshme, pasi dy laboratorët që tashmë janë licencuar për të kryer këtë lloj testimi, kanë thënë për REL, se janë në pritje të materialeve për ta kryer këtë testim.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Në kohën kur temperaturat janë në minus, qytetarët e Kosovës këto ditë po vazhdojnë të përballen me reduktime të ashpra të energjisë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të premten në trasen e zgjerimit të rrugës Kijevë – Dollc, do të realizohet minimi i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit. Mbledhjen e mbylli kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi....
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) gjatë kohës kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po jepte deklarime...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot është mbyllur një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Ai tha...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, pasi sot është data e fundit që...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, në një përgjigje për Gazetën Express ka dhënë detaje lidhur me një aksion...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse nga Ferizaj, me të cilën ka bashkëbiseduar për...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mbajtur sot konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarë, ku njoftoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.