Në Kaçanik është arrestuar një person, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një peme, dhe sipas policisë, armën e kishte me leje por jo leje për bartje.
Arma është sekuestruar përkohësisht, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Front Online