Shefi i Mini Cooper Bernd Korber ka konfirmuar se gjenerata e ardhshme do të sjellë një kabrioletë tërësisht elektrike që do të gjejë vendin e saj krahas superminit Mini Electric. Brezi i ardhshëm i hatchback Mini tashmë është parë në provë dhe do të dalë në shitje në 2023. Do të jetë më i vogël se modeli aktual dhe do të përdorë një platformë plotësisht elektrike të zhvilluar në bashkëpunim me prodhuesin kinez të SUV, Great Wall.
“Mini kabriolet ka një bazë të madhe dhe besnike tifozësh, dhe është gjithashtu shumë i kërkuar për modelin e ri të rifreskuar. Kjo është arsyeja pse ne jemi të sigurt në suksesin e këtij koncept automjeti në të ardhmen”, tha Korber. Kompania ka konfirmuar se kabrioleti elektrik do të mbërrijë dy vjet pas gjeneratës së ardhshme të hatchback Mini, dmth në vitin 2025.
Me shumë gjasa do të prodhohet në Kinë. Hatchback do të prodhohet në një fabrikë kineze në Zhangjiagang. Kabrioleti elektrik Mini do të bëhen rival i drejtpërdrejtë i Fiat 500 C elektrik, ndërsa Volkswagen po përgatit një version të konvertueshëm të modelit elektrik ID.3 për vitin 2027./FrontOnline/