Kabineti izraelit miratoi sot njëzëri formulimin e marrëveshjes historike, që normalizoi lidhjet me Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e kaluar, duke i hapur kështu rrugën ratifikimit të saj.
“Të gjithë ministrat votuan në favor të së ashtuquajturave Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, i ka quajtur traktatet e paqes”, sipas deklaratës nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Knesseti pritet ta ratifikojë traktatin të enjten, me një shumicë dërrmuese pro dokumentit.
Netanyahu e nënshkroi marrëveshjen me ministrin e Jashtëm të EBA-s, Abdullah bin Zayed al-Nahyan, në një ceremoni të organizuar nga presidenti Donald Trump, më 15 shtator.
Ai, gjithashtu, nënshkroi një deklaratë të ngjashme me Bahreinin në të njëjtën ceremoni, e cila ende nuk është përkthyer në hebraisht dhe do të votohet më vonë/DPA.