Perdet e reja i blen më herët gjatë këtij muaji.
E kabineti i Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po vazhdon të kompletojë hapësirat brenda.
Së fundmi, ai ka porositur një TV të mençur në vlerë pak mbi 1 mijë euro, shkruan “Front Online”.
Kontratën, MINT, ia ka dhënë kompanisë Eor Group SH.P.K, e cila ofertoi më së liri nga 5 kompani ofertuese në total.
Pajisja është kërkuar të jetë 65 inch dhe të ketë pesë vjet garancion. Nuk dihet akoma lloji.