Aktorja Vanessa Hudgens së fundmi konfirmoi se ka një të dashur të ri. Kujtojmë, aktorja prishi lidhjen afatgjate me kolegun Austin Butler në fillim të këtij viti. Çifti kaluan gjithsej nëntë vjet së bashku, dhe menjëherë pas ndarjes, aktorja 31-vjeçare u pa në takime të reja , duke u argëtuar me miqtë dhe në palestër, duke i lënë të gjithë të kuptonin se ajo ishte e gatshme të vazhdonte tutje.
Dhe ajo filloi lidhjen me lojtarin e bejsbollit Cole Tucket. Lojtari i ri bëri debutimin e tij në 2019, dhe tani ai ka shënuar një gol të vërtetë. Çifti së fundmi u pa duke u përqafuar pas një darke romantike në Los Anxhelos, dhe aktorja dukej e lumtur dhe e dashuruar.
Fotot i kënaqën fansat e saj, por edhe i bënë të qeshin, sepse sportisti është shumë më i gjatë se aktorja e cila është e gjatë vetëm 1.55 metra, por duket se kjo aspak nuk është problem për ta. Tani është e qartë për ne pse Vanessa duket kaq mirë javët e fundit, gjë që mund të vërehet në Instagramin e saj, por edhe kur kapet nga paparacët.
Kështu ajo ishte në shopin dhe si zakonisht, ajo ka vazhduar me stilin e saj të vjetër, duke veshur rroba të ngushta, të cilat si zakonisht tregojnë se ajo i urren të brendshmet, sidomos sytjenat. Edhe në paraqitjen e fundit, ajo ishte pa sytjena dhe majat e gjinjve ishin më se te qarta.
Përndryshe Vanessa shpesh ecën kështu në publik, kjo për qejfin e fansave të saj, por edhe të paparacëve të cilët e ndjekin në çdo hap. Ajo së fundmi është mburrur edhe me blerjen e një Ferrari./FrontOnline/