×
  • Vip
  • Vip

    “Ka nxjerrë diçka …”, Kelly tregon se çfarë i tha Olsi pas takimit me Eglin

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, Kelly, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, i cili komentoi disa nga ngjarjet më pikante të ndodhura së fundmi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni e pyeti këngëtarin e njohur edhe në lidhje me takimin e Eglit me ish-partnerin e saj, Olsi Bylyku, brenda shtëpisë së BBV 4. Kelly u shpreh se në fillim ishin të dy në shumë siklet, por më pas biseda ishte e natyrshme.

    Pjesë nga intervista:

    Sidorela: Si tu duk takimi mes Olsit dhe Eglit dhe a e ndihmon Eglin në garë apo e dëmton? Ti e njeh Olsin prandaj po ta bëj pyetjen

    Kelly: Olsin e kam shumë shok dhe Eglin e kam njohur prej tij. Ishte një takim goxha miqësor që thoshte shumë gjëra, te pjesa e mirënjohjes, pas çdo lidhje të mbash mend momentet e bukura dhe të marrësh më të mirën e asaj gjëje. Mendoj se ndikon, mund të ndikojë për mirë dhe për keq, po them më shumë ka ndikuar nga ana pozitive.

    Sidorela: E prisje të ndodhte një takim mes tyre?

    Kelly: Me thënë të drejtën jo, ishte një nga momentet e bukura

    Sidorela: Ti i njeh të dy, ishin në siklet?

    Kelly: Në shumë siklet. Egli ishte më tepër, edhe Olsi ishte pak i kontraktuar, në fillim se pastaj biseda mu duk e natyrshme

    Sidorela: Ishte partnerja që e ka shtyrë Olsin për të bërë këtë takim?

    Kelly: E deklaroi vetë aty, një nga mbështetjet ishte partnerja e tij

    Sidorela: Duke qenë se e njeh Olsin, ke patur komunikim me Olsin pas këtij takimi?

    Kelly: Një ditë më pas jam takuar

    Sidorela: Ishte i qetë, i lehtësuar?

    Kelly: Shumë i qetë

    Sidorela: Çfarë komentonte?

    Kelly: Ndihej mirë, dukej sikur ka nxjerrë diçka nga vetja për atë që mendonte. Sigurisht që atë që ka menduar e ka thënë, ishte një mesazh shumë i mirë për njerëzit se si duhet t’a menaxhojnë ndoshta një ndarje, një gjë që ka kaluar dhe mundohen të marrin më të mirën e asaj gjëje.

    Sidorela: E sheh, e ndjek Big Brother?

    Kelly: Jo shumë kohët e fundit pasi angazhimet bëjnë punën e tyre, ndaj kohën midis studios dhe shtëpisë

    Sidorela: E di se çfarë më bëri përshtypje, që jo vetëm ju që jeni banorë, por edhe Olsi tha ‘më sjellin video pafund nga Big Brother’, e bezdisin këto gjëra?

    Kelly: Nuk është se mi ka shprehur.

    Nga Rubrika
    Vip17 Prill 2025
    Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4. Në finale janë katër personazhe:...
    Vip17 Prill 2025
    Tiri Gjoci, i cili këtë sezon mori pjesë në Big Brother VIP Albania së bashku me partneren e tij Krisa Caushi, ka...
    Vip17 Prill 2025
    Në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi, duket se mes Eglit dhe Gjesti ka shpërthyer një acarim i papritur. Egli ka...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës u mblodh sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë, të ndërprerë më 15 prill....
    Lajme17 Prill 2025
    Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar se i është shpallur e papranueshme ankesa e Salih Mustafës për shkelje të të...
    Lajme17 Prill 2025
    Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë Kosovës i duhet kuvend dhe qeveri funksionale. “Më shumë se dy muaj që...
    Vip17 Prill 2025
    Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4. Në finale janë katër personazhe:...
    Lajme17 Prill 2025
    Njësia e hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informatave në rrugë Operative kanë kryer kontroll në një...
    Lajme17 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar identifikimi i kundërvajtjeve përmes pajisjeve inteligjente. Në një njoftim të lëshuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.