×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Ka nxitur urrejtje”-Mustafi paralajmëron Vulinin që s’do të ndalet pasi përdori termin “shqiptari”

    FrontOnline
    04 Nëntor 2024

    Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka paralajmëruar që do të kërkojë drejtësi te Gjykata Evropiane për Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi që s’po pajtohet me vendimin e Gjykata Supreme e Serbisë në lidhje me akuzën e tij ndaj zëvendëskryeministrit serb Aleksander Vulin.

    Termi “shqiptari” i përdorur nga Vulini, është arsyeja kryesore e padive nga ana e Mustafit në instancat e drejtësisë serbe, e në të cilat ai shtoi se “nëse nuk dënohet për nxitje të urrejtjes” do të drejtohet tek Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi që ky term është nxitje e dhunës, urrejtjes dhe tolerancës.

    “Personalisht nuk mendoj që do të ketë qëndrim të drejtë sepse i tërë procesi ka treguar se kanë qenë të njëanshme Gjykatat dhe të ndikuara. Ka disa arsyeje, e paraNjë proces i tillë është prolemuar që nga 25 gushti i 2019. Që pesë vite nga padia për çasje diskriminuese, nxitje të urrejtjes, dhunës dhe tolerancës. Ministri i Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Shef i BIA-s serbe dhe zëvendëskryeministër i Kosovës. Kjo tregon që sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës, duke mbrojtur ata që bëjnë përçarje. Madje, këto vendime nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit, nga kërkesat për të evituar Gjykata Supreme Gjykatën e Apel,it, jemi afër Gjykatës Kushtetueses ku do të ushtrojmë për të kaluar hallkën që Vulinin ta nxjerrim para Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strassburg.

    Nevojitet se Gjykatat në vazhdimësi kanë qenë në limitet e kohës., e gjithë procesi ka luajtur me limitet kohore të përcaktuar ligjore, në menyrë për të zgjatur dhe tejzgjatur për dekurajuar dhe për të u dorëhequr nga kjo. Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të ndalemi. Nuk është betejë ligjore, por betejë për dinjitet, për drejtat e shqiptarëve dhe respektimin e tyre. Strasburgu do të jetë arena e ardhshme”, tha Mustafi./Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Banorët të mbledhur në oborrin e shtëpisë tregonin gjëra nga më të ndryshmet për jetën jashtë izolimit. Driloni u shpreh se takimet...
    Vip15 Janar 2025
    Drenusha ka diskutuar me Drilonin për jetën e saj para ndarjes me ish-bashkëshortin. Ajo u shpreh se ka dy vjet që është...
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.