×
  • Lajme
  • Lajme

    Ka ndryshuar udhëzuesi, dënoheni edhe kur ecni vetë pa maskë

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Pas ndryshimit të masave antiCOVID, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar Udhëzuesin final për maska në të cilin tregohet se kur qytetarët duhet të përdorin maska, e kur jo. Njëri version i udhëzuesit thoshte se maskat mund të hiqen gjatë ecjes vetëm në rrugë. Megjithatë kjo pikë është hequr dhe përfundimisht dënohet kushdo që s’ka maskë rrugës.

    Sipas versionit të parë të udhëzuesit të publikuar nga MSH-ja, maskat nuk është e nevojshmë të përdoren në këto raste:

    -Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm; Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes); Nëse jeni vetëm në veturë; Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie dhe disa raste të tjera.

    Megjithatë, në udhëzuesin që kanë dërguar menjëherë pasi i pari u publikua, më 25 shtator, doli një version tjetër i udhëzuesit, ku u hoq pika ku thuhet se “Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm” mund të mos bartet maska.

     

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti në një përgjigje për gazetarët sot në veri ka thënë “nuk e ka ndjerë se njerëzit nuk e e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.