Këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka publikuar një pjesë të shkëputur nga ditari i saj personal, të cilin e mbante në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë.
Ajo ka ndarë një moment të vështirë, ku situata ishte shumë dramatike deri me ndërhyrjen e NATO-s.
“Është ora 20:00, mu po më dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhy NATO. E tash na e kanë nal rrymën”, ka shkruar artistja në Instagram.
Ndërkohë, sot pas shumë vitesh, gjërat kanë ndryshuar dhe Vesa jeton në Zelandën e Re bashkë me familjen e saj, bashkëshortin Big Basta dhe djalin.