×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka me qenë pjesë e programit”, Hamza me ‘punëtori’ në Ferizaj, i kërkohet rritje e pagave

    FrontOnline
    07 Tetor 2024

    Kandidati i PDK-së për kryeministër ka vazhduar mbajtjen e punëtorive me qytetarë.

    Këtë herë ai ishte në Ferizaj, ku tha se mori “ide të mira” për programin e tij qeverisës.

    “Ferizaj ishte qyteti i radhës, ku e mbajta punëtorinë me qytetarë dhe mora ide të mira për programin tim. U jam mirënjohës qytetarëve të shumtë anekënd Kosovës, që çdo ditë po angazhohen dhe kontribuojnë me idetë e tyre. Po i bashkojmë qëllimet tona për ta bërë Kosovën më të mirë”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në Facebook, duke publikuar një video.

    Hamza i ka ftuar qytetarët që me idetë e tyre të bëhen pjesë e programit të tij, i cili, siç thotë ai, ka në qendër adresimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës.

    Në këtë video, qytetarët e Ferizajt dëgjohen duke kërkuar nga Hamza rritje të pagave në sektorin publik, përmes rritjes së koeficientit dhe mbështetje të kontratës kolektive.

    Ata, po ashtu, kanë numëruar edhe prioritete të tjera që programi i Hamzës duhet t’i ketë, duke sugjeruar edhe digjitalizimin e shëndetësisë në Kosovë.

    “Shumë ma mirë kish qenë që kjo TVSH me u pagu kur unë e shes mallin, jo kur unë e blej mallin”, ka thënë një nga të pranishmit e punëtorisë në Ferizaj.

    Në fund, Hamza ka theksuar se “një pjesë e madhe e kësaj çka kemi diskutu ka me qenë pjesë e atij programi”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb, Gjuro Macut,...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Frank Caprio, gjykatësi i njohur dhe i dashur për publikun, ka vdekur në moshën 88-vjeçare, raporton “Daily Mail“, përcjell Reporteri.net. Lajmi për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Kievi e kujton “gabimin e Budapestit”. Andriy Yermak i bëri komentet...
    Lajme20 Gusht 2025
    Pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për t’u zgjedhur kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese,...
    Lajme20 Gusht 2025
    Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka dhënë një koment për propozimin e Donika Gërvalles për kryetare të Kuvendit. Ai tha se “Rugovistët...
    Lajme20 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se, sipas të dhënave të pranuara sot, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 25 vatra zjarri....
    Sport20 Gusht 2025
    Skuadra shqiptare, Dinamo City e ka përmbyllur stërvitjet e fundit në Bialystok përpara përballjes së rëndësishme ndaj Jagiellonias, në ndeshjen e parë...
    Lajme20 Gusht 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar dështimin e zgjedhjes së kryeparlamentares, duke kritikuar Vetëvendosjen dhe kryetarin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.